A do e heqë Trump 'non gratën' e Berishës? Xhaferri: Ka nisur një frymë e re, kam shpresa se...
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka shpresa se administrata e Trump do heqë non gratën e Sali Berishës.
Xhaferri: Indiciet janë pak më të përgjithshme, pra nuk është vetëm non grata e Berishës.
Por janë non grata të pafundme që janë shpallur në 4 vite nga sekretari Blinken, madje edhe dy javë para se ti mbaronte administrata shpallen të tjerë.
Shqetësimi kryesor i administratës së Biden normalisht kuptohet edhe me sekretarin e shtetit pra që do jetë Marco Rubio i cili e ka shkruajtur me dokument dhe e ka firmosur kur ka qenë senator për bërjen e një arme faktin e non gratës politike ndaj çdo lideri konservator apo të djathtë në Amerikën Latine.
Patjetër që shqetësimi nuk është vetëm për Berishën në Europë por do jetë po ashtu edhe për disa në Hungari e në vende të ndryshme ku vetë administrata e kaluar e ka përdorur atë si mjet.
Unë kam shpresa se patjetër non grata e Berishës do hiqet.
Gjithë pyetja është se kur do hiqet.
Por që një frymë e re ka nisur, patjetër që ka nisur dhe një bashkëpunim i ri mes PD dhe administratës aktuale të Trump.
