Rubio nis mandatin si Sekretar i SHBA/ Berisha: Moment kyç për diplomacinë amerikane dhe aleatët tanë

'Lajm i madh', e ka quajtur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisjen e mandatit të Marco Rubio si Sekretar Shteti i ShBA-ve, duke i uruar suksese në misionin e tij dhe vlerësuar si 'moment kyç për diplomacinë amerikane dhe aleatët tanë'. 

‘Sot është një ditë e vështirë për të majtën ekstreme marksiste të mbështetur nga Soros’, shkruan Berisha në X.

Postimi i plotë:

Lajm i madh! Sot nis mandati i Marco Rubios si Sekretar i Shtetit të SHBA-së! 

Një moment kyç për diplomacinë amerikane dhe aleatët tanë.

Sot është një ditë e vështirë për të majtën ekstreme marksiste të mbështetur nga Soros. I uroj Sekretarit Rubio çdo të mirë në misionin e tij!