Blushi mbledhje me strukturat e PL-së të njësisë Nr.5: Puna në funksion të fitores më 11 Maj vijon pa pushim

Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka organizuar mbledhje me kryesinë e PL të Njësisë nr.5 në Tiranë. 

Postimi i Blushit:

Mbledhje me Kryesinë e Partisë së Lirisë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.

Puna dhe organizimi i hekurt në funksion të Fitores më 11 Maj vijojnë pa pushim.

Raportimet paraprake nga terreni janë shumë pozitive dhe optimiste për ne.

Më pak se 4 muaj na ndajnë nga Ndryshimi i Madh dhe i shumëpritur ndaj është e domosdoshme ta kthejmë natën në ditë.

Regjistrimi i saktë dhe sa më i plotë i votuesve në emigracion dhe konkretizimi me sukses i votës së tyre janë thelbësore në këto zgjedhje.

Edi Rama duhet të marrë nga diaspora përgjigjen më të hidhur që meriton.