KQZ kërkon listat/ Kume: Zgjedhësi shqiptar jashtë vendit, faktori i tretë më i rëndësishëm
Kristaq Kume, ish kreu i KQZ në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhësi shqiptar jashtë vendit është faktori i tretë më i rëndësishëm.
Kume: Tashmë ka hyrë në skenë edhe një aktor i tretë dhe që është zgjedhësi shqiptar por jo ai që banon në Shqipëri por zgjedhësit që banojnë jashtë territorit të vendit.
Dhe ata që tashmë nga 11 janari janë bërë pjesë e atyre institucioneve ose grupeve që marrin dhe realizojnë përgjegjësi, kanë të drejta dhe detyra në kuadër të procesit zgjedhor.
Për mua një proces zgjedhor i nisur në mënyrë të atillë që pa asnjë dyshim nuk u bë asnjë përpjekje për të përmirësuar kushtet e nevojshme dhe këtu kam parasysh legjislacionin me objektiv që ky proces zgjedhor të mund të mos ballafaqohej si proceset e mëparshme me ato probleme me të cilat tashmë ne i dimë.
E gjitha kjo sepse nuk u bë reforma zgjedhore por partitë politike të ndërgjegjshme me ç’duket që në fillim fare se nuk do ta bënin një gjë të tillë pavarësisht deklaratave.
