Debati në Kuvend/ Qeveria prezanton shpërblimin për pensionistët, opozita: Po kërkon të ndikojë te zgjedhësit

Qeveria ka prezantuar në parlament fondin për shpërblimin e pranverës për pensionistët. Akti u cilësua antikushtetues nga opozita dhe akuzoi se PS po përdor fondet e shtetit për të ndikuar në zgjedhje.

Ministri i Financave prezantoi në komisionet parlamentare ndryshimet e fundit të buxhetit të vitit 2024, ku ndër të tjera u vendos dhe bonusi i pranverës për pensionistet.

Sipas këtij akti të qeverisë të moshuarit do të marrin shpërblim 5 deri në 10 mijë lekë.

Opozita e cilësoi akt antikushtetues dhe përdorim të fondeve të shtetit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme te zgjedhjet parlamentare.

Akti normative u miratua në qeveri në fund të vitit 2024 dhe ka hyrë në fuqi prej atij momenti.

Ndryshe nga projektligjet kuvendi duhet të miratojë vendime të tilla brenda 45 ditëve nga shpallja në fletoren zyrtare.

Ndërkaq akti parashikon që fondet e rishpërndara do ti kalojnë në llogari të bankës së shqipërisë për tu shpërndarë në pranverë.