Vota e diasporës/ Vongli: Ata e dinë se Shqipëria tani më shumë se kurrë ka nevojë për një rrotacion

E ftuar në emisionin e "Ora e Betit", në "Ora News" ishte Haris Vongli nga Diasporta për Shqipërinë, për të folur për votën e diasporës.

"Ky është një moment historik për shqiptarët e diasporës sepse është hera e parë që votojnë. Është vonuar në fakt dhe duke qenë se është dhe një projekt pilot duhet të kishte marrë shumë më shumë kohë për tu përfunduar të gjitha aktet nënligjore të kalonin dhe të quhej i përfunduar. Të informoheshin të gjithë shqiptarët se çfarë do të ndodh, se ku do të shkoj vota e tyre, sesi do të ruhej vota e tyre, transparena, siguria. Ende sot e kësaj dite janë shumë spektikë dhe unë bashkë me shqiptarët e diasporës duke qenë se jetoj dhe punoj atje.

Janë tre kategori njerëzish në diasporë. Është një kategori e cila është totalisht e integruar dhe nuk habitem që nuk do të bëj pjesë dhe nuk do ta arris shumë ndjeshëm atë numrin e e të regjistruarve sepse ata kanë vendosur të jenë plotësisht të integruar atje me familjet e tyre, në jetën e tyre me profesionet e tyre.

Kategoria tjetër është ajo që i'u ka ngelur ora pas. I'u ka ngelur mëndësia dhe mentaliteti në momentin kur e kanë lënë Shqipërinë

Dhe kategoria e tretë është ajo që nuk do t'ia dijë fare se kush parti shkon dhe i paraqet programin e vetë. Janë njerëz shumë të kthjellët. Ata e dinë se Shqipëria tani më shumë se kurrë ka nevoj për një rrotacion", u shpreh Vogli.