Përplasja në protestën e 'Lëvizjes Bashkë'/ Muçi tregon se çfarë i tha Lapajt në podium

Redi Muçi nga ‘Lëvizja Bashkë’ i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tregoi përplasjen e pak ditëve më parë në protestën e ‘Lëvizjes Bashkë’ mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt.

Muçi: Praktikisht gjysma e anëtarësimeve tona sidomos në këtë periudhën pra në fushatës janë nga Diaspora.

Dhe bëhet fjalë kryesisht për brezin e dytë të emigrantëve pra njerëz tek të 30-at apo 40-at të cilët janë të mirë shkolluar e profesionistë në fusha të ndryshme.

Për ne është shumë e rëndësishme dhe brenda mundësive që kemi do të vizitojmë të paktën Italinë, Gjermaninë e Greqinë.

Ky është plani ynë.

Ajo që ndodhi ishte thjesht devijimi i vëmendjes nga një prej çështjeve të rëndësishme që ka ndodhur ditët e fundit.

Më thoni një parti e cila organizon një tubim një protestë dhe lideri i një partie tjetër pretendon të marr mikrofonin.

Ftesa ishte bërë pasi ne e kishim shpallur protestën.

Ajo që i thashë Lapajt në podium që të lutem shëno emrin në listë si gjithë të tjerët sepse janë dy njerëz që kanë radhën për të folur para teje dhe fol pastaj ti.

Dhe problemi është pikërisht se u devijua vëmendja nga kauza që po protestohej.