Krahu i djathtë i Shkëmbit, Lilaj sërish zv.trajner te Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 23:16
Ndihmëstrajner i skuadrës te Tirana pritet të jetë Sabien Lilaj. Ky i fundit është një njohje e vjetër si e trajnerit, por edhe e bardhebluve.
Lilaj ishte edhe pjesë e bardhebluve në aventurën e parë të Shkëmbit deri në nëntor dhe do të vazhdojë të jetë në krahun e korçarit dhe në këtë epokë të dytë te Tirana.
Lilaj më parë ka qenë edhe lojtar i KF Tiranës. Kujtojmë që Shkëmbi dhe Lilaj kanë luajtur bashkë në vitet e arta të KF Skënderbeut.

