Paradoksale, Atalanta s’ka alternativa në sulm

Duket gati paradoksale, por Atalanta ka një problem të madh në sulm.

Sepse, edhe pse ka golashënuesin më të mirë të Serisë A, Retegui, i cili është kthyer me dy gola në dy ndeshjet kundër Juventusit dhe Napolit, nuk ka alternativa për “tredhëmbëshin” e zakonshëm me De Ketelaere dhe Lookman.

Sulmuesit në dispozicion janë vetëm tre, pasi Scamacca ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar (dhe ka nevojë për një periudhë rehabilitimi), ndërsa Zaniolo është ndalur sot.

Kështu, Gasperini nuk ka mundësi të bëjë ndryshime vendimtare gjatë ndeshjes.

Ai ka kërkuar gjithmonë lojtarë ofensivë, sepse, nga ky moment e tutje, freskia bën diferencën.

Samardzic është në dispozicion, por është më shumë një mesfushor ofensiv, ndërsa Brescianini ka një rol më mbrojtës, edhe pse përdoret kur është e nevojshme si lojtar krahu në sulm, megjithëse nuk është pozicioni i tij ideal.

Trajneri ka kërkuar që në fillim të muajit një lojtar krahu shtesë, sepse Lookman është në skadencë pas dy vitesh dhe gjatë verës dëshiron të largohet, ndërsa një qendërsulmues do të ishte shpresa kur Retegui mungonte.

Në periudhën më të vështirë për Atalantën – tri barazime dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Superkupës – trajneri është përballur me një skuadër të kufizuar në repartin ndoshta më të rëndësishëm për lojën e tij.