KRIZA/ Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 11:11
Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.
"Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu", thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.
