"Ka bërë merkato qesharake", Lika: Tirana është keqmenaxhuar, rrezikon rënien nga kategoria

Në “Ora Sport” Rozalb Lika gazetar sporti u shpreh se situata e krizës te klubi i Tiranës ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe blerjes së lojtarëve të dobët.

Lika: Besoj se është tek pjesa e keqmenaxhimit sepse ka bërë një merkato Tirana këto vite që është qesharake duke afruar futbollistë me kualitet shumë të ulët. Mungojnë futbollistë me eksperiencë që do ta ndihmojnë ta ringrihet. Tirana është në ujëra si sezonit e kaluar në mos më keq sepse ka ndryshuar shpesh trajner. E shoh Tiranën që rrezikon më shumë për të rënë nga kategoria.