Walker te Milani? Orët e ardhshme, vendimtare për mbrojtësin anglez

Milani është i vendosur që në orët e ardhshme të mbyllë marrëveshjen me Manchester City-n për huazimin me të drejtë blerjeje të Kyle Walker.

Njëkohësisht, klubi mund të shesë mbrojtësin e djathtë brazilian, Emerson Royal, lojtar i blerë gjatë verës nga Tottenhami për rreth 15 milionë euro.

Kuqezinjtë janë në bisedime me Galatasaray-n për transferimin e këtij lojtari të lindur në vitin 1999, i cili në këtë pjesë të parë të sezonit ka treguar më shumë dobësi sesa pika të forta.

Lidhur me transferimin e afërt të Walker te Milani, Pep Guardiola ka deklaruar kohët e fundit: "Zlatan Ibrahimoviç ka thënë publikisht që Milani është i interesuar për Kyle Walker?

Nëse Zlatan Ibrahimoviç e ka thënë këtë... Por, a mund të luajë Kyle Walker mirë në Serie A? Kyle mund të luajë kudo."

Në prag të ndeshjes kundër Juventusit, drejtuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, u shpreh për Walker: "Të gjithë e dinë që Walker është një lojtar i madh, ka bërë gjëra të mëdha dhe është i kombëtares angleze.

A do të ishte kundër strategjisë sonë? Jo, sepse është një lojtar i fortë, një lider, dominon në dhomën e zhveshjes, po shohim se çfarë është e mundur e çfarë jo.