Tirana në zonën e rënies nga kategoria, Dabulla: E kanë kthyer në një klub diletant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 22:01
Në “Ora Sport” Rezart Dabulla ish-futbollist tha se i vjen keq për momentin ky është Tirana si ekip pasi tashmë rrezikon shumë të bjerë nga kategoria.
Dabulla: Të gjithë që kemi luajtur jemi në këtë gjendje. Jemi për të dalë nga kategoria. E kam thënë qysh vjet se duhet të bëjmë kujdes. Më vjen shumë inat që më kanë dalë fjalë. Tirana nuk është i attillë që mund ta zhbalancosh si do ti. Ka nevojë për balanca. Këto dy vitet e fundit kanë marrë njerëz të panjohur dhe i kanë futur në klubin më të madh në vend e presin që të bëjë para. E kanë kthyer në një ekip diletant.