Tensioni në “Elbasan Arena”/ Shoqërohen disa tifozë, një person i lënduar, mes tyre edhe një zyrtar

Ndeshjes e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka prodhuar tension. Në pjesën e dytë nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumit, ku të përfshirë ishin tifozët e të dy skuadrave.

Policia ka shoqëruar disa tifozë në komisariat. Një person ka mbetur i lënduar, mes tyre është edhe një zyrtar i Dinamo.

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe stolat, sakaq policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente.