Solskjaer prezantohet: "Kam pasur oferta të tjera, por nuk mund t'i thoja “Jo” Besiktasit. Projekt i ngjashëm me Man.United"
"Në fakt kam marrë edhe oferta të tjera, por në Norvegji kam pasur një jetë të mirë. Duhej të kishte një ofertë që ia vlente të hiqja dorë nga jeta ime. Stambolli është një qytet fantastik, nuk mund t'i thosha “Jo” kësaj oferte. Nëse nuk do të pranoja, do të isha penduar shumë kohë përpara se të vdisja."
Pak ekstrem, por direkt është shprehur Ole Gunnar Solskjaer gjatë ceremonisë së prezantimit si trajneri i ri i Besiktas. Ish-tekniku i Manchester United, në moshën 51-vjeçare, është rikthyer në rrugën e duhur dhe ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Çfarë projekti ju kanë ofruar? Cilat janë synimet sezonale? "Projekti këtu është i ngjashëm me atë të Mançester Junajtid. Ne gjithashtu e përfunduam sezonin në vendin e gjashtë, dhe pastaj u rritëm hap pas hapi. Duam të fitojmë, por duam të jemi edhe realistë. Duhet të ndalojmë trendin negativ."
Nëse keni dëgjuar tashmë për Mourinhon, njëherazi ish-trajneri i United, aktualisht në Fenerbahce dhe për rrjedhojë kundërshtar i ri së bashku me Galatasaray: "Nuk kam folur ende me José Mourinhon. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, një emër që ka arritur shumë suksese. Është koha për ta takuar përsëri dhe kam respekt të madh për të."
Pasi ka parë barazimin 0-0 ndaj Samsunspor nga tribuna, në pritje të emërimit të tij zyrtar si trajner, pagëzimi i Solskjaer në pankinën e Besiktasit do të bëhet në Europa League kundër Athletic Bilbaos.
