LISTA/ Agjencitë rajonale të lajmeve zgjedhin sportistët më të mirë, Distria Krasniqit e 11-ta

Agjencitë rajonale të lajmeve ku bënë pjesë edhe Agjencia e Lajmeve -KosovaPress- kanë përzgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2024.

Nga sportistët e Kosovës, renditjen më të mirë e ka marrë xhudistja Distria Krasniqi e cila pozicionohet në vendin e 11-të.

Atleti i kërcimit së gjati Miltiadis Tentoglou fitoi të premten edicionin e 51-të të sondazhit të BTA-së për atletin e vitit në Ballkan për vitin 2024. Ceremonia u zhvillua në Klubin Kombëtar të Shtypit BTA në Sofje.

Notari David Popovici (Rumani) dhe basketbollisti Nikola Jokiç (Serbi) përfunduan tre të parët, ndërsa vendin e katërt e ndanë peshëngritësi bullgar Karlos Nasar dhe ylli serb i tenisit Novak Gjokoviç.

Më poshtë janë Top 11 për 2024:

1. Miltiadis Tentoglou (Greqi) – atletikë 61 pikë

2. David Popovici (Rumani) – not 59

3. Nikola Jokic (Serbi) – basketboll 56

4. Karlos Nasar (Bullgari) – peshëngritje 47

4. Novak Djokovic (Serbi) – tenis 47

6. Dushan Mandiq (Serbi) – vaterpolo 25

7. Barbara Matic (Kroaci) – xhudo 24

8. Kostas Sloukas (Greqi) – basketboll 23

9. Apostolos Christou (Greqi) – not 22

10. Yusuf Dikec (Turqie) – gjuajtje 21

11. Distria Krasniqi (Kosovë) – xhudo 20

/Kosovapress