Nedim Bajrami jep 2 asiste për 5 minuta në fitoren e thellë të Rangers
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 19:14
Nedim Bajrami ka shkëlqyer sot në Skoci me Rangers. Skuadra skoceze mposhti Frazerburg me rezultatin 5-0.
Bajrami asistoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë. Fillimisht në minutën e 52-të dhe më pas 5 minuta më vonë, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Rangers kaloi me tej në Kupën e Skocisë, ku tashmë do të luajë në turin e 1/8-ave.

