Real Madrid merr komandën e La Liga, mposht me përmbysje Las Palmas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 19:06
Real Madrid merr kryesimin e La Liga. Los Blancos fituan 4-1 në shtëpi, në ndeshjen ndaj Las Palmas.
Silva befasoi “Los Blancos” pas vetëm një minute lojë, por ekipi i Ancelotti përmbysi llogaritë që në pjesën e parë, falë dopietës së Mbappe dhe golit të Diaz. Në minutën e 57-të, radhën e kishte Rodrygo, i cili thelloi edhe më shumë shifrat.
Takimi u kthye në malore për Las Palmas, pasi në minutën e 64-të, Ramirez u ndëshkua me karton të kuq. Në të 86-tën, “tundi rrjetën” edhe Valverde, por goli u anulua për offside.
Pas këtij triumfi, Reali ka 46 pikë në vendin e parë dhe në sfidën e radhës do të luajë në transfertë ndaj Valladollid.

