VIDEO/ Lukova dhe Borshi pa energji elektrike pas çarjes së digës së hidrocentralit
Si pasojë e çarjes së digës së hidrocentralit të Sasaj, që ndodhet në Njësinë Administrative Lukovë, i cili nuk furnizon direkt zonën por shet energji në sistemin kombëtar, është shkaktuar përmbytje e nënstacionit shtetëror të energjisë që lidh Lukovën me Bistricën. Si pasojë, banorët e Lukovës dhe Borshit janë pa energji elektrike.
Alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit drejt Borshit është e pamundur, pasi stacioni portabël i energjisë që ndodhej në Borsh është hequr me urdhër para dy muajsh dhe është zhvendosur në Fier.
Ndërprerja e energjisë ka nisur që prej ditës së sotme dhe, sipas burimeve, nuk do të ketë furnizim në një afat të shkurtër. Banorët e zonës janë të shqetësuar, ndërsa autoritetet nuk kanë ndarë ende detaje për dëmet e shkaktuara apo për masat që do të ndërmerren për rikthimin e energjisë.

