Tomini: Institucionet Shëndetësore të Përgatitura për Çdo Situatë Epidemiologjike
Eugena Tomini, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP),e ftuar këtë të enjte në Ora News në emisionin “ Epiqendër” të gazetares Sonila Musai siguroi qytetarët se institucione shëndetësore janë plotësisht të përgatitura për të përballuar çdo situatë epidemiologjike, duke u mbështetur në struktura dhe strategji të forta.
Tomini theksoi se falë organizimit të duhur dhe strukturave strategjike, nuk është raportuar asnjë rast ku mjekët të kenë dezertuar nga detyra gjatë periudhës më të vështirë të pandemisë së COVID-19.
Ajo shtoi se këto struktura janë vazhdimisht në gatishmëri për të përballuar çdo shpërthim epidemik, pa marrë parasysh natyrën e tij, dhe se ekipi shëndetësor është i angazhuar të ofrojë shërbime cilësore dhe të sigurojë shëndetin e popullsisë.