Tomini: Grip apo COVID-19: Ja si mund të dallohet?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 20:02
Eugena Tomini, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik e ftuar këtë të enjte në Ora News në emisionin “ Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka shpjeguar mënyrën e dallimit të simptomave të gripit dhe COVID-19.
Ajo ka theksuar se, për të bërë një diagnozë të saktë, është e nevojshme të kryhet një analizë laboratorike, e cila mund të ndihmojë në identifikimin e saktë të virusit.
Tomini shpjegoi se ekzistojnë teste të shpejta, që mund të ofrojnë rezultate brenda 10-12 minutash, duke mundësuar identifikimin e virusit të pranishëm dhe ndihmuar në diferencimin mes gripit dhe COVID-19.