Mjekja Albana Berberi këshillon qytetarët që të heqin dorë nga vetëmjekimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 20:00
E ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, Mjekja e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore nr. 10, Albana Berberi, dha një mesazh të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me përdorimin e ilaçeve dhe kujdesin shëndetësor.
Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që pacientët të mos përdorin ilaçe pa u konsultuar më parë me mjekun, pasi përdorimi i ilaçeve pa ndihmën profesionale mund të sjellë pasoja të dëmshme për shëndetin.
Mjekja Berberi u bëri thirrje qytetarëve të heqin dorë nga vetëmjekimi dhe të ndjekin rekomandimet e mjekëve për një trajtim të sigurt dhe të efektshëm.