Kalaja: PS ka shpërndarë një formular dhe po i kërkon administratës nga 10 vota, krim zgjedhor

Në “Drejt” nga Luan Rama, Aulon Kalaja, gazetar tha se shqetësim për të në këto zgjedhje është një formular që po qarkullon ku PS u kërkon nga 10 vota për njeri administratës.

Kalaja: Shqetësimi im më i madh është ky formulari që u është shpërndarë të gjithë administratës së Shqipërisë. U thuhet se u duhen 10 vota me emër dhe mbiemër dhe më të dhëna. Është një formular që e ka shpërndarë PS-ja dhe ka shkuar edhe jashtë.

Është një formular që po përdoret nga patronazhistë. Këtu e kam problemin nga drejtuesit e administratës e deri te roja e derës. U kërkohen nga 10 vota. Kemi të bëjmë me krim zgjedhor. Besoj tek KQZ-ja, por duhet t’i çojmë ndonjë letër. SPAK dhe prokuroria nuk ekziston.

Kalaja: PS ka shpërndarë një formular dhe po i kërkon