Berberi: Ja shenjat që tregojnë kur duhet kërkuar ndihma mjekësore

E ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, ishte Mjekja e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore nr. 10, Albana Berberi e cila dha këshilla të rëndësishme për qytetarët në lidhje me trajtimin e virozave dhe kur duhet të drejtohen tek mjeku.

Ajo theksoi se, nëse personi ka vështirësi në frymëmarrje ose nëse temperatura e trupit qëndron e lartë për më shumë se 2-3 ditë, është e rëndësishme që të kërkohet ndihma e mjekut.

Po ashtu, shenja të tjera që kërkojnë vëmendje janë dhimbjet e trupit, kollitja e vazhdueshme dhe ndjenja e dobësisë së përgjithshme.