Berberi: Ja cilat janë pasojat e mosmjekimit në kohë nga gripi

Mjekja e Përgjithshme në Qendrën Shëndetësore nr. 10, Albana Berberi ishte e ftuar këtë të enjte në Ora News në emisionin “ Epiqendër” të gazetares Sonila Musai ku dha këshilla të rëndësishme për trajtimin e virozave dhe kur duhet të drejtohen tek mjeku.

Ajo theksoi se mosmjekimi mund të çojë në komplikime teksa dha këshillën që çdo person me simptoma gripale të monitorojë gjendjen e tij dhe të drejtohet menjëherë tek specialistët për një trajtim të përshtatshëm.

Gripi, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikime si pneumoni, probleme të frymëmarrjes dhe ndërlikime të tjera shëndetësore që mund të jenë fatale për individët me imunitet të dobësuar, si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike u shpreh mjekja.