Shella: Jam optimist për votën e Diasporës, sfidë për KQZ-në, procesi do të haset me probleme

Në “Drejt” nga Luan Rama, Gerti Shella, ekspert për krimet zgjedhore tha se është optimist për votën e diasporës si arritje, por foli për probleme që do të hasen në procesin e administrimit të kësaj vote.

Shella: Unë jam optimist i këtij ndryshimi pozitiv sepse besoj se është një mini revolucion demokratik. Duke parasysh edhe largim et e shqiptarëve jashtë vendit, duhet të ushtrojnë vullnetin sikur të ishin këtu. Në kuptimin teknologjik bota tenton që të bëhet më e vogël.

Procesi është me shumë sfida dhe mendoj se KQZ-ja është përballë një sfidë shumë të madhe sepse do të procesojë rreth 30-40 % të totalit të votuesve dhe mjete janë risi për ne. Përballë risive, duke njohur aftësitë e administratës tonë, mendoj se procesi do të përballet me probleme.