Tomini: Ja viruset që po qarkullojnë në vend. Asgjë për Panik

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, Eugena Tomini, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) deklaroi se ndodhemi në një sezon ku virozat janë të pranishme dhe të pritshme.

Kurba e infeksioneve ka pasur luhatje nga java në javë, me një rritje të lehtë, por autoritetet shëndetësore shprehen se nuk ka arsye për panik.

Tomini u shpreh se nuk duhet të shqetësohemi, pasi ky është një fenomen i zakonshëm në këtë periudhë të vitit.