Kupa e Shqipërisë/ Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fazës së 1/8-ave

Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis.

Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni.

Katër takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani.

Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu me Vorën.

Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë, më 14 janar 2025

Laçi-Kukësi                               13:00

Tirana-Bylis                              13:00

E mërkurë, më 15 janar 2025

Egnatia-Kastrioti                      13:00

Dinamo City – Erzeni              13:30

Teuta – AF Elbasani                17:00

Vllaznia-Besa                            17:00

Partizani-Apolonia                   17:00

Skënderbeu-Vora                      17:00