Një mesfushor nën urdhrat e Maganit, Tirana zyrtarizon afrimin e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 13:43
Tjetër afrim te Tirana në këtë merkato dimërore.
Pas Emanuel Ernest dhe Erisildo Smaçit, klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Rafael De Freitas Silva.
24-vjeçari do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu.
Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën.”
