‘Do të të vr*s fëmijën tënd...’, partnerja e Havertz tregon kërcënimet pas humbjes së penalltisë të lojtarit të Arsenalit
Nuk jam e sigurt se çfarë duhet të them, por ju lutem, djem, tregoni më shumë respekt.
Ne jemi më mirë se kaq...". Ky është mesazhi i shkruar me dorë nga Sophia Havertz, bashkëshortja e Kai Havertz, në përgjigje të kritikave të ashpra që mori sulmuesi i Arsenalit.
Shkaku, natyrisht, ishte momenti vendimtar i gjuajtjeve të penalltive, pas kohëve shtesë të raundit të tretë të Kupës së Anglisë, kur lojtari gjerman humbi penalltinë dhe Bayindir ndihmoi “Djajtë e Kuq” për të avancuar në raundin tjetër.
Pas humbjes së penalltisë nga Kai Havertz, gruaja e tij shtatzënë u fye dhe u kërcënua në internet.
Ajo vendosi të postonte në Instagram dy shembuj (përmes historisë) të mesazheve ku i urojnë një shtatzëni të ndërprerë dhe kërcënohej me fëmijën e saj të palindur.
"Jam e shokuar. Shpresoj që të turpëroheni vërtet për veten tuaj," shkroi Sophia Havertz në profilin e saj, ku ka gati 540,000 ndjekës, duke kërkuar më shumë respekt.
Kai Havertz nuk ishte i vetmi që humbi penallti
Përpara se të përfundonin kohët shtesë, pas përjashtimit të Dalot, Martin Ødegaard pati mundësinë të shënonte golin e 2-1 dhe të siguronin fitoren, por kur shkoi për të gjuajtur nga pika e penalltisë, u hipnotizua nga portieri i dytë i pagabueshëm i Man United, turku Bayindir, i cili kishte lënë pas një dalje të keqe kundër Tottenham në Kupën Carabao një muaj më parë.
