VIDEO/ Tërhiqet sërish nga boksi, Tyson Fury dërgon mesazh të 'koduar'

Tyson Fury ka njoftuar tërheqjen nga boksi sërish.

Ky vendim vjen pas humbjes së dytë ndaj ukrainasit Usyk.

Fury deklaroi në videon e postuar: “Përshëndetje të gjithëve. Do ta them shkurt, dua të njoftoj tërheqjen nga boksi, kam dashuruar çdo minutë të tij.

Do i jap fund kësaj, Dik Turpin ka veshur një maskë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, do t’ju shoh në anën tjetër”.

Një mesazh i koduar ky në fund. Fury nuk ishte dakord në ndeshjen e fundit ku u vendos unanimisht, që Usyk të fitonte sërish përballë tij. Kjo mund të jetë arsyeja e videos në fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tyson Fury (@tysonfury)