VIDEO/ 'Magjia' e Kupës së Anglisë, lojtari i Divizionit të Pestë shpallet më i miri i ndeshjes kundër Tottenhamit

Magjia e Kupës së Anglisë (FA Cup), me të mëdhenjtë që vizitojnë të vegjlit, mori edhe më shumë kuptim këtë të diel në përballjen mes Tottenham-it dhe Tamworth, aktualisht vendi i 16-të në National League, divizioni i pestë i Anglisë, joprofesional, dhe që u zgjidh vetëm në kohën shtesë.

Ndeshja në ‘Lamb Ground’, me kapacitet për 3700 persona, ofroi disa momente kurioze, duke filluar që nga nevoja për të riparuar rrjetën e portës me shirit ngjitës, detyrë që e kryen tre lojtarë të Tamworth, të gjithë joprofesionistë.

Po ashtu, pati një shkëmbim të gjerë fanellash mes lojtarëve dhe madje edhe me tifozët.

Qershia mbi tortë ishte fakti që mbrojtësi Haydn Hollis mori çmimin "Lojtari i Ndeshjes".

Ai në këtë takim realizoi një lëvizje që e bëri të meritojë nofkën "Zidane"... Hollis luan për Tamworth, ka kaluar të gjithë karrierën e tij në klube gjysmëprofesionale dhe gjithashtu stërvit ekipin e të rinjve të Chesterfield-it.

Rezistenca e Tamworth u thye në kohën shtesë, kur trajneri Ange Postecoglu vendosi të fuste në fushë ‘yjet’ që kishte kursyer në fillim: Son dhe Kulusevski. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0.