Negociatat me PSG/ Marrëveshja për Kvaran mbyllet brenda së mërkurës, ja shifrat e transferimit
E përditshmja franceze "Le Parisien" jep një përditësim mbi negociatat mes Khvicha Kvaratskhelia-s dhe PSG-së dhe shpjegon se klubi kampion i Francës planifikon të mbyllë blerjen e sulmuesit gjeorgjian nga Napoli brenda së mërkurës.
Marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë mes 65 dhe 75 milionë eurosh, në varësi të mundësisë së përfshirjes së ndonjë kundëroferte në marrëveshje.
“Drejtuesit e PSG-së dhe Napolit,” thuhet në raport, “kanë planifikuar të rihapin bisedimet në ditët e para të kësaj jave dhe, sipas një burimi italian, marrëveshja mund të mbyllet edhe të martën ose të mërkurën, me kusht që asgjë të mos ndërpresë afrimin që ka ndodhur mes dy klubeve gjatë ditëve të fundit.”
Mbrëmë, pas fitores ndaj Verona-s, Conte foli për çështjen e Kvaratskhelias dhe tha:
"Do të doja të nënvizoja një gjë, sepse më duket sikur po flas qartë në italisht. Po të isha në Angli, do të kisha dyshime nëse dikush nuk më kupton.
Kam folur për zhgënjim, por jo ndaj lojtarit apo klubit. Është zhgënjim imi, sepse nuk arrita të ndikoj në këto gjashtë muaj që diçka të ndryshonte.
Nuk është se Kvara më ka zhgënjyer ose klubi më ka zhgënjyer. Nuk ua vë fajin të tjerëve, gjithmonë e marr unë përgjegjësinë.
Mendoja se do të mund të ndikoja ndryshe në këta gjashtë muaj, por kuptova që ishim përsëri në të njëjtën pikë.
