Nga Egnatia në SERIA B, Frederik Veseli rrëfen në “Ora Sport” eksperiencën e re në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 22:29
Frederik Veseli, ish-futbollisti Egnatias kampione që tashmë luan në Serinë B në një lidhje me skype nga Italia në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora Neës” rrëfeu eksperiencën e tij me ekipin e ri të Sudtirol.
“Ishte një mundësi e papritur për mua që të kthehem në një nivel të lartë të futbollit.
E falënderoj shumë presidentin e Egnatias dhe u tregua shumë xhentëllmen dhe më dha mundësinë për t’u rikthyer në Itali.
Kam gjetur një president shumë serioz që ka ambicie të mëdha dhe projektin e madh që ai ka për Egnatian.
Këto ishin gjërat që më bindën të rikthehesha në Shqipëri.
Kam kaluar shumë mirë atje dhe ishte një moment shumë i bukur për mua.
Këtu ndihem shumë mirë”, u shpreh Frederik Veseli.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”

