Situata tek Interi/ Mkhitaryan shmang mungesën e gjatë, Calhanoglu pritet ta nisë nga stoli, sërish hapësirë për Asllanin
Një frymëmarrje lehtësimi në kampin e Interit sa i përket gjendjes së Henrikh Mkhitaryan.
Armeni, i cili humbi ndeshjen kundër Venezias pas një problemi të pësuar në stërvitje, kreu ekzaminime në klinikën Humanitas të Rozzanos, të cilat nuk zbuluan asnjë dëmtim serioz.
Për ish-lojtarin e Romës bëhet fjalë për një shtrirje të lehtë të muskujve të kofshës së majtë: situata, siç theksohet në komunikatën e publikuar nga zikaltrit, do të rivlerësohet ditë pas dite.
Përveç ndonjë të papriture, mesfushori 35-vjeçar nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje kundër Bolonjës.
Është më e mundshme që ai të rikthehet të dielën në mbrëmje, në “San Siro” (ora 20:45), në sfidën kundër Empolit të drejtuar nga D'Aversa.
Gjithashtu për ndeshjen e së mërkurës, pritet të rikthehet Hakan Çalhanoglu (edhe pse është e vështirë që ai të luajë titullar) dhe Francesco Acerbi, me stafin e Inzaghit që synon të paktën ta vendosë mbrojtësin në stol.
Për Bisseck dhe Correa, megjithatë, do të duhet të pritet deri javën tjetër.
Me mungesën e Mkhitaryan dhe qëndrimin e Calhanoglus-së në stol, janë shanset të mëdha që edhe ndaj Bolognas të luajë titullar Kristjan Asllani, i cili e kaloi me sukses të plotë provën në fushën e Venecias, fundjavës që sapo u mbyll.
