Çelmeta: Ka kohë që Kategoria e Parë më pëlqen më shumë. I kanë formatuar ekipet që në verë, krejt ndryshe Superiorja
Roland Çelmeta, menaxher futbolli, në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, teksa po diskutohej merkatoja e dimrit e ekipeve shqiptare të futbollit deklaroi se ka nisur t’i pëlqejë më shumë kampionati i Kategorisë së Parë se sa Superiorja.
“Sepse ka shumë më tepër garë. I kanë formatuar ekipet që në verë, bëjnë vetëm disa lëvizje të vogla, ama e kanë startuar ekipi në kampionat duke u bazuar tek ky grup lojtarësh dhe me të drejtë Vora sot pretendon të fitojë dhe të dalë në Superiore.
Dhe krejt e kundërta ndodh me ekipet e Superiores, ku shikojmë lëvizje lojtarësh, lëvizje trajnerësh. Të shikosh Partuzanin me gjithë këto shitje pyetja që shtrohet se çfarë sjell ti pasi t’i shesësh.
Sepse ekipet si Vora ka dhe sistem akademie, por a sjell nga akademitë gjë Partizani?’, u shpreh Çelmeta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”

