Merkatoja e ekipeve shqiptare, Delia: Përveç biznesit duhet menduar edhe ecuria në kampionat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 21:31
Specialisti i futbollit, Bashkim Delia, i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, teksa komentoi merkaton e dimrit tek ekipeve shqiptare deklaroi se strategjia e një ekipi është që në radhë të parë të luftojë për Kupën dhe Kampionatin.
“Në radhë të dytë të marrë lojtarët dhe të mendojë për biznes, pra të marrë lojtarë dhe t’i shesë.
Në radhë të tretë në brezin e 22 lojtarëve që ka në dispozicion të jetë gjithmonë në gjendje që t’i zevëndësojë në fushë lojtarët që shet dhe të ruajë cilësinë dhe ecurinë në kampionatin shqiptar.
Pra duhet të jenë të ndërthurura këto komponentë”, u shpreh Delia.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”

