VIDEO/ Barcelona “manita” Realit, Raphinha i frikshëm

Real Madridi dhe Barcelona po përballen mbrëmjen e sotme në finalen e Superkupës së Spanjës.

Në minutën e tetë do të ishte bomberi francez Kilian Mbape që do të zhbllokonte rezultatin.

Duhej të vinte minuta e 22-të ku talenti i Barcelonës Yamal të vendoste barazpeshën në fushë.

Ndërkaq në minutën e 35-të një penallti e fituar nga Gabi do të shndërrohej në gol nga Levandoëski.

4 minuta Raphinha shfrytëzon një kundërsulm perfekt të blaugranave.

Por Barcelona nuk do të ndalej me kaq. Në Nimutën e fundit të pjesës së parë Balde do të shënonte golin e katërt të takimit.

Dhe kur kanë kaluar dy minuta nga nisja e pjesës së dytë, Raphinha do të shënonte golin e dytë personal dhe të pestin për Barcelonën.

SHIHNI NDESHJEN KËTU