Berlusconi kundër qeverisë së Romano Prodi-t
Ish senatori i Partisë "Italia e Vlerave" Sergio de Gregorio ka pranuar publikisht të enjten se ka marrë një shumë parash prej 3 milion euro nga Silvio Berluskoni për të ndaluar së mbështeturi në vitin 2008 qeverinë e Romano Prodit.Deklarata e Sergio de Gregorio ka ardhur pas"pajtimit gjyqësor", me gjykatën e Napolit, e cila pritet të pranojë kërkesën e tij për të mos u gjykuar. De Gregorio ka gjasa të dënohet me një vit e tetë muaj burg, pa u akuzuar për korrupsion."Rasti im sigurisht nuk i vetmi dhe këtë publiku duhet ta kuptoj". Në Parlament dhe në Senat ndodhet vazhdimisht një tregti e tillë me vlersimet te tilla"tha i 'penduari' politikani italian, duke lënë të kuptuari se kjo ka qenë një taktikë e shpeshte e ish kryeminsitrit për të blere politikanët.Ndërkohë deklarata e De Gregorio i shton dhe një tjetër "dhimbje koke" ligjore Berluskonit, i cili ka shumë gjasa të gjykohet për korrupsion, pasi duket se e ka paguar personalisht me dy milion euro senatorin dhe një milionshin tjetër te dorëzuar nëpërmjet një financimi formal shtetëror."Kavaliere" tre ditë më parë është dënuar nga gjykata e Milanos me shtatë vjet burg dhe me heqjen e te drejtes në politikë për gjithe jetën e tij.Berlusconi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë.Ky është procesi i dytë gjyqësor që brenda pak muajsh gjen fajtor Berlusconi-n. Më parë ai u dënua me katër vite burgim për akuzën e evazionit fiskal.