Amorim: Shumë e vështirë të fitosh me 10 lojtarë...
Ruben Amorim ka analizuar humbjen e Manchester United ndaj Wolverhamptonit në raundin e 18-të të Premier League, që ishte disfata e tretë radhazi në të gjitha garat.
“Ne humbëm dhe është një hap prapa, por ishte shumë e vështirë me përjashtimin e Fernandes. Goli ishte i ngjashëm me atë të pësuar ndaj Tottenhamit.
Ne u përpoqëm edhe me një më pak. Në fund provuam gjithçka, por në fund pësuam të dytin,’ tha portugezi për DAZN.
Bruno Fernandes u përjashtua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë dhe ia vështirësoi detyrën skuadrës:
“Është e vështirë të fitosh ndeshje me 11, edhe më keq me 10. Sigurisht që duhet të përmirësojmë lojën tonë.
Mendoj se ne kemi qenë gjithmonë në kontroll të lojës, por jo gjithmonë dominues.”
Pas ndeshjes me Tottenhamin, Manchester United pësoi sërish një goditje direkte nga këndi, një lëvizje që solli reagimet e lojtarëve:
“Onana nuk arrinte dot te topi. Mungesa e reagimit? Unë nuk mendoj se ai mund të arrinte topin, por nuk dua të fokusohem në këtë. Gjërat pozitive janë se ishim afër golit edhe me një lojtar më pak.”
Rashford u la përsëri jashtë:
“Ne gjithmonë duhet të jemi të njëjtët profesionistë, duke fituar ose humbur. Unë do të vazhdoj me idenë time deri në fund.”
