VIDEO/ Plane për pushimet e fundvitit? Sinoptikania na njeh me parashikimin e motit
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, për të mësuar sesi do të jenë temperaturat në ditën e sotme por po ashtu edhe në fundjavë.
"Për fundjavën presim një mot të kthjellët, do të jenë ditë me diell por me temperatura të ulëta.
Në zonat malore do të vijojnë të qëndrojnë minimalet e natës nën 0, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të qëndrojnë temperatura të ulëta.
Në bregdet për ditën e shtunë presim që minimalet të shkojnë në 7 gradë dhe maksimalet deri në 12.
Në zonat e ulëta, ku përfshihet dhe kryqyteti, minimalet pritet që të zbresin në 3 gradë dhe maksimalet në 9 gradë. Ndërsa në zonat malore presim që minimalet të jenë -2 dhe ato maksimalet të shënojnë deri në 3 gradë.
E tillë do të jetë tabloja edhe përgjatë ditës së diel dhe ditës së hënë", u shpreh Gjoni.



