Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, makina përplas për vdekje një kalimtar

Një kalimtar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Burrel-Rrëshen. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (26 dhjetor), ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave.