Mustafaj: Pasioni im për vizatimin dhe si fitova konkursin në Lice në Tiranë

Shkrimtari, Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News tregoi se si nisi pasioni i tij për vizatimin dhe se si fitoi konkursin në Lice në Tiranë.

Mustafaj: Unë nuk kam filluar si shumë të tjerë që të shkruaj vjersha që në 8-vjeçare.

Unë gjatë kohës së 8-vjeçares në shkollën tonë në Bajram Curr pata fatin në klasë të pestë të vinte për një vit mësues vizatimit Buron Kaceli një piktor.

Ai zbuloi se unë kisha njëfarë prirje të mirë për vizatim dhe më nxiti dhe filloi të më mësojë vizatimin dhe atë çka kërkohej për të hyrë në Lice.

Babai im ishte nëpunës i bankës dhe vinte në Tiranë 2-3 herë në vit për punët si economist që ishte.

Dhe më sillte fleta të mira, pastele pra ma ushqente këtë pasion dhe unë mendoja se ishte një gjë shumë serioze për të.

Kur mbarova klasën e 8 në verë  erdha për herë të parë në Tiranë për konkursin.

Shkuam në Lice bëra konkursin, vizitova galerinë e arteve, shkova në kinema.

Në gusht erdhën përgjigjet dhe unë kisha fituar.