Festa dhe viroza, mjekja Brati: Kujdes në janar, pasi po qarkullojnë shumë viroza
Ardhja e dimrit ka shtuar dhe flukset ne pediatrit dhe urgjencat shëndetësore në vend.
Për të kuptuar më shumë se si paraqitet situata, mjekja Pediatre Sonila Brati në një intervistë për “Ora News” pohoi se muaji nëntor ka qenë dhe muaj i vështirë, kjo për shkak edhe të ndërrimit të stinëve.
Ndërkaq ajo theksoi se situata vijon të jetë nën kontroll ndonëse fluksi në qendrat shëndetësore mbetet i lartë.
“Edhe këto dy javët e fundit të fundvitit vijnë tek ne fëmijë me temperaturë shumë të lartë. Zakonisht zgjat 2-3 ditë, por këto ditë kanë qenë të qetë kjo dhe për shkak të qëndrimeve në shtëpi.

Nëntori ka qenë muaj i vështirë, pasi kja pasur viroza që janë kthyer nga 2-3 herë, por kjo jo se dhe dhjetori ka qenë më pak i qetë.
Po ashtu me mbarimin e festave presim sërish një shtim të flukseve, pasi ka realisht viroza që qarkullojnë dhe presim që të jetë goxha i rënduar.
Janë disa viroza që po qarkullojnë këto ditë, ato që dominojnë janë laringjitet, bronkopneumonitë janë goxha të shtuara dhe është e vështirë që të ikin.
Gripi i syrit bën një rikthim të tij herë pas here, po ashtu lija e verdhë, apo variçela është tek fëmijët e çerdheve dhe të kopshteve, që janë shumë të prekur”, u shpreh Sonila Brati, mjeke pediatre.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN PEDIATRE SONILA BRATI NË “ORA NEWS”


