“E shoh si një hap të madh përpara”, Preç Zogaj lavdëron SPAK-un që mori në pyetje Erion Veliajn

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot sërish në SPAK, ku ndenji mbi 5 orë. Analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se thirrjen e kryebashkiakut sërish në SPAK e sheh si një hap të madh përpara.

“Çdo hetim krijon fabulën e vet. Akuzat po kalojnë filtrin ligjor, nga fantazia që kishim deri sot, shashkat që hidheshin. Kemi hyrë në një histori të re.

Këta të së majtës kanë filozofinë e kush dhe jo çfarë. Hetimi është i shëndetshëm edhe kur padia është e gënjeshtërt. Ky është një proces që po shkon përpara.

SPAK ka për detyrë të zbulojë provën dhe ta certifikojë atë. SPAK po punon me shumë kujdes që të mos dështojë në gjykatë. Po bën kujdes shumë të madh sepse zyrtarët e lartë mund të mos lënë  gjurmë të dukshme.

SPAK do të thotë se ai ka vjedhur këtë gjë. E shoh si një hap të madh përpara. Rëndësia dhe statura e kryetarit të bashkisë që është numri dy i PS kërkon kujdes”- u shpreh Zogaj.