''Gjyshi më nxiti të zgjedh shkollën e frëngjishtes'', Mustafaj: Ja lidhja ime e fundit me vizatimin

Shkrimtari, Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se me nxitjen e gjyshit të tij ai zgjodhi shkollën e gjuhëve të huaja për Frëngjisht.

Mustafaj gjitashtu tregoi edhe lidhjen e tij të fundit me vizatimin.

Mustafaj: Erdha me nxitjen e gjyshit dhe zgjodha shkollën e gjuhëve të huaja për Frëngjisht dhe erdha në konvikt.

Në vit të parë ne kishim një ruse mësuese ne dhe ajo bëri një metodë për mësimin e rusishtes dhe duke parë atë pasionet e mia për vizatimin kërkoja ta ilustroja.

Pra kjo ka qenë lidhja ime e fundit me vizatimin, ilustrimet e asaj metode.

Babai si njeri racional që ishte nuk besonte se mund të fitoja unë.