Instituti i Gjeoshkencave: Priten reshje të dobëta bore në disa qarqe të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 15:29
Instituti i Gjeoshkencave, përmes një njoftimi sot në rrjetet sociale, bëri publik parashikimin e motit për sot dhe nesër.
Sipas të dhënave zyrtare, pritet që sot pasdite dhe nesër, reshjet e dëborës priten të jenë të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore, ndërsa ditën e nesërme nuk priten reshje.
Sa i takon temperaturave minimale dhe maksimale, ato pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 14 °C; në vendet e ulëta: 5 / 12 °C dhe në vendet malore: 0 / 4 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
