Laska: Veliaj përdori foltoren e Këshillit Bashkiak si mburojë për të goditur “kolegët” e SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i ‘Shqipëria Bëhet’, Elton Laska në një status në Facebook, shkruan se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pasi u mor për 5 orë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, përdori foltoren e Këshillit Bashkiak të Tiranës si mburojë e për të goditur “kolegët” e SPAK-ut.

Më tej Laska thekson në statusin e  tij se politika e vjetër e zhytur në korrupsion e paligjshmëri po përpëlitet në gahmat e fundit, ndërsa u takon qytetarëve të këtij vendi për ta ndarë shapin nga sheqeri në zgjedhjet e 11 Majt 2025

Harabel Veliaj edhe sot përdori foltoren e Këshillit Bashkiak të Tiranës si mburojë e për të goditur “kolegët” e SPAK-ut.

Politika e vjetër e zhytur në korrupsion e paligjshmëri po përpëlitet në gahmat e fundit. U takon qytetarëve të këtij vendi për ta ndarë shapin nga sheqeri në zgjedhjet e 11 Majt 2025.”, shkruan ai në Facebook.