Makina përfshihet nga flakët në aksin Thumanë – Kurbin, shkrumbohet plotësisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 13:38
Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë – Kurbin.
Makina ka qenë në lëvizje momentin kur është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë një defekt elektrik.
Siç shihet edhe nga video makina është shkrumbuar plotësisht si pasojë e zjarrit.