Tha se do bashkëpunonte me drejtësinë/ Kush janë “njerëzit me të zeza” që mbrojtën sot Veliajn nga gazetarët

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kur nisin kontrollet e SPAK-ut dhe BKH-së tek shtëpia e tij, tha se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Por pak më vonë bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe vëllai Arbër Veliaj e kundërshtuan masën e kontrollin dhe sekuestrimet e telefonave.

Kjo kërkesë e familjarëve të Veliaj u hodh poshtë nga GJKKO-ja dhe Apeli i Posaçëm duke lënë të fuqi masat e mëhershme ndaj tyre.

Ndërkohë sot Veliaj doli pas rreth 5 orësh nga ambientet e SPAK-ut i nxirë në fytyrë dhe aspak i kënaqur nga marrja në pyetje.

Veliaj nuk bëri asnjë koment për gazetarët dhe vetëm tha se do të flasë live, por teksa gazetarët u përpoqën që t’i afroheshin ta pyesnin ata u penguan nga disa persona.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj tha se gazetarët u penguan nga punonjësit e IMT-së dhe policët bashkiakë në një akt të paprecedentë, pasi aty ishte edhe policia e shtetit.

Madje aty ka pasur edhe persona të veshur civil dhe pas një shenjë dalluese të cilët kanë bërë truprojën e Veliajt para SPAK-ut.

Mesa duket tashmë që po afron ndonjë masë më e rëndë ndaj Veliaj, atij duket se i ka hyrë frika dhe ajo që tha për bashkëpunimin me drejtësinë, paska qenë thjeshtë për t’i hedhur hi syve të njerëzve.